Mos i neglizhoni, këto 5 shenja tregojnë se duhet t’i prisni flokët menjëherë
Zgjedhja e një modeli flokësh dhe ndryshimi i shpeshtë i tij, tregon se ju jo vetëm doni të rifreskoni pamjen tuaj, por gjithashtu ju jep mundësinë që të pajtoheni me pamjen e re.
Lifestyle
Coco Chanel dikur ka thënë: “Një grua që pret flokët e saj është gati për të ndryshuar jetën e saj”. Nuk është vetëm çështje stili, sa edhe dëshirë e jashtëzakonshme për të rritur vetbesimin tuaj, transmeton lajmi.net.
Bright Side ju tregon më së miri shenjat që dëshmojnë se më shumë se kurrë është tani koha që të prisni flokët tuaj. Ndaj, nëse edhe ju vëreni se po përjetoni një nga këto shenja, është koha ta ndërmerrni këtë hap:
Majat e flokëve thahen më shpejt se pjesa tjetër
Kur filloni të vini re se fundet e flokëve tuaj thahen më shpejt se pjesa tjetër e flokëve, rezervoni një takim me parukierin menjëherë. Kjo nënkupton që krehjet e shpeshta të flokëve i kanë dëmtuar majat, ndaj ato nuk mbajnë lagështi dhe thahen shumë shpejt.
Modelet bishtkali dhe topuz i çrregullt janë bërë miku juaj më i ngushtë
Nëse këto dy modele flokësh janë pjesë e stilit tuaj të përditshëm, kjo thjesht do të thotë se ju keni mbarur punë me modelet interesante të flokëve dhe nuk ndiheni gati për të eksperimentuar. Lërini ato të marrin frymë, dhe shikoni me interes një model të ri dhe të freskët flokësh.
Ti realisht i pëlqen flokët e shkurtër
Nëse keni flokë të shkurtër atëherë çelësi për të mbajtur pamjen tuaj të freskët është t’i shkurtoni shpesh. Sipas ekspertëve, periudha ideale kohore është çdo 4 deri në 6 javë për një model që ndryshon pamjen tuaj. Nëse nuk ju pëlqen të vizitoni shpesh parukeritë, atëherë mendoni për modelin më të shkurtër të flokëve që keni pasur ndonjëherë.
Çdo ditë është një ditë e keqe flokësh
Ne të gjithë kemi ditë të këqija të flokëve dhe është e vështirë t’i përballojmë ato. Po sikur ato ditë të këqija t’i kalojmë në ato të mira? Kjo mund të jetë një makth, por ju mund ta hiqni qafe këtë siklet thjesht duke vendosur që të prisni flokët tuaj.
Flokë pa volum
Askush nuk i pëlqen flokët e sheshtë! Të gjithë duam flokë me volum dhe të shëndetshëm! Nëse flokët tuaj kanë humbur plotësisht vëllimin e tyre atëherë rregullojini me një prerje. /Lajmi.net/