MOS HESHT! Parandalo trafikimin me njerëz!

Trafikimi me qenie njerëzore apo i emëruar ndryshe si Skllavërim Modern, arrihet përmes përdorimit të forcës, mashtrimit, apo detyrimit ndaj një personi ose grupi të personave në mënyrë që të kryejnë një punë të caktuar.

Lajme

10/11/2021 14:31

Viktimë e trafikimit njerëzor mund të jetë kushdo. Mirëpo në Kosovë 70 përqind e rasteve të raportuara të trafikimit janë nën moshën 18 vjeçare.

Nëpërmjet kësaj videoje shpjegohet se si trafikimi fillon me mashtrim dhe joshje për një jetë më të mirë dhe përfundon me shkelje të drejtave të njeriut. E për të ndalur këtë dukuri negative qytetarëve iu bëhet thirrje që t’i raportojnë rastet e trafikimit nëpërmjet linjës ndihmëse, 192 ose 0800 11 112 apo [email protected]

Ky material u prodhua në kuadër të projektit të Community Building Mitrovica “Your Story is My Story”, me mbështetje financiare të Global Initiative përmes Resilience Fund.

Për ta parë videon, klikoni KËTU