Mos flini kurrë pa e pastruar fytyrën!

Gjithmonë pastrojeni fytyrën para gjumit, pasi që kjo është më mirë për poret e lëkurës dhe eliminimin e akneve.

Lifestyle

14/12/2015 23:42

Mona Gohara, profesoreshë e dermatologjisë në Yale, thotë se, lëkura përdor gjumin si një mundësi për t’u rigjeneruar dhe produktet kozmetike e vështirësojnë këtë proces.

Duke mos e pastruar fytyrën para gjumit, ju bllokoni poret dhe bëheni shkaktarë për shfaqjen e akneve në lëkurë.

Gohara rekomandon të pastroni mirë fytyrën para dhe pas gjumit, nëse doni të eliminoni aknet bezdisëse që shpesh shfaqen nga mungesa e kujdesit, që tregoni ndaj lëkurës tuaj, shkruan Gazeta Mapo.