Mos ‘fleni’ në kompjuter

Ishiasi (lumboischialgia) ka të bëjë me nervin më të gjatë të trupit të njeriut, i cili është i trashë sa gishti i madh i dorës. Përbëhet nga pesë nerva të vegjël dhe shtrihet nga pjesa e poshtme e boshtit kurrizor, nga ana e prapme e prapanicës dhe nga ana e prapme e këmbëve deri te shputat.…

Lifestyle

12/11/2013 21:00

Ishiasi (lumboischialgia) ka të bëjë me nervin më të gjatë të trupit të njeriut, i cili është i trashë sa gishti i madh i dorës. Përbëhet nga pesë nerva të vegjël dhe shtrihet nga pjesa e poshtme e boshtit kurrizor, nga ana e prapme e prapanicës dhe nga ana e prapme e këmbëve deri te shputat.

Çfarëdo trysnie që të krijohet në të, shkakton irritim dhe mund të shkaktojë dhembje. Dhembja fillon në pjesën poshtme të shpinës dhe përhapet, por mund të shfaqet edhe në nën gjunjë apo në pulpë, ku edhe është më e shfaqur.

Personat kanë vështirësi edhe me lakimin e këmbëve në gjunjë, por dhimbja mund të shfaqet madje edhe në këmbën tjetër.

Ishiasi mund të shkaktojë dhembje të buta, të cilat mund të kontrollohen me marrjen e analgjetikëve, mirëpo dhembjet mund të bëhen edhe shumë më të mëdha dhe ta detyrojnë pacientin ditë të tëra të qëndrojë në shtëpi. Andaj kujdes mos e teproni!

 

Shkaktarët tjerë:

– Nëse ngrisni pesha të rënda ose pas ndonjë rënieje apo rrëshqitjeje.

– Gjate pleqërisë si pasojë e dobësimit të disqeve.

– Nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi).

– Dobësia e muskujve dhe pesha e rëndë trupore

– Hedhja ose kërcimi

– Kapërcimi i pengesave

– Lëvizja e menjëhershme dhe e pakontrolluar

– Kollitja ose teshtitja

– Përkulja për t’i lidhur këpucët

– Kur muskulatura e trupit gjendet e lirë

– Sforcimi fizik i pakontrolluar. Andaj kujdes!

 

Këshilla praktike:

– 20-40 vjeç, është mosha te të cilët shfaqen më shpesh dhimbjet e nervit shiatik.

– 90 për qind, e të sëmurëve që vuajnë nga kjo dhimbje mund të shërohen duke i bërë masazhe këmbës.

– 6 muaj, është koha që duhet të kalojë, më pas i sëmuri mund ta ketë të domosdoshme operacionin.

– Përdorni 2 aspirina çdo ditë, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve.

– Gjatë kohës që jeni duke parë TV mbani këmbën lart duke vendosur një jastëk poshtë saj.

– Kur keni dhimbje qëndroni shtrirë për 3 ditë në një krevat të fortë.

– Mos ngrini pesha të rënda, apo të bëhen lëvizje të sforcuara, pasi ngacmon nervin.

– Këshillohet të evitoni qëndrimet në karrige ose kolltukë shumë të butë.

– Mbani një dietë të pasur me fruta perime.

– Përdorni korse në mënyrë që beli të mos përkulet, për të mos ngacmuar nervin.

– Mjekët këshillojnë bërjen e kompresave me ujë të ftohtë ose akull të këmbës që ju dhemb.