‘’Mos e shikoni ndeshjen në internet’’, policia merr masa para finales të Ligës së Evropës
Policia do provojë me çdo kusht të ndalë transmetimin direkt të finales të Ligës së Evropës në momente kyçe të ndeshjes.
Sport
Kështu ka njoftuar së paku policia londineze, të cilët kanë paralajmëruar tifozët se lidhjet ilegale do të ndiqen gjatë kësaj ndeshjeje, dhe do të provojnë që ta ndalin në mënyrat më frustruese të mundshme.
Ky do të jetë njëra ndër aksionet e para për të ndaluar transmetimet ilegale, ku fillimisht do të punohet në rrjetin e Anglisë, përcjell lajmi.net.
Policia e Qytetit të Londrës tha se transmetimet ilegale ishin më popullore gjatë ngjarjeve sportive të nivelit të lartë dhe shtoi se njerëzit që përfitojnë nga kjo gjë para do të persekutohen dhe gjobiten rëndë.
“Duke e marrë transmetimin ilegal të ndeshjes, ju kurrë s’do ta dini se kur sajti do të ndalet. Mund të jetë një moment vendimtar i ndeshjes”.
”Në fakt, agjentitë e rendit dhe ligjit dhe kompanitë televizive do të provojnë ta pikërisht atë gjë në përpjekjen që t’i ndalim njerëzit së përdoruri sajte ilegale në të ardhmen”, tha zëvendës-shefja e inspektoratit, Teresa Russell. /Lajmi.net/