“Mos e… mos e…” – Truproja e Presidentës “pengon” gazetarët, ndërhyn Osmani
Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një paraqitje të saj është pyetur në lidhje me situatën e fundit e shumë të diskutuar në lidhje me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Shumë pyetje të drejtuara nga gazetarët, e shumë pak përgjigje rreth tyre. Osmani tha se ka shumë pak kohë dhe se për cdo pyetje…
Lajme
Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një paraqitje të saj është pyetur në lidhje me situatën e fundit e shumë të diskutuar në lidhje me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Shumë pyetje të drejtuara nga gazetarët, e shumë pak përgjigje rreth tyre.
Osmani tha se ka shumë pak kohë dhe se për cdo pyetje do të përgjigjen me shkrim.
Mirëpo insistimi i gazetarëve vazhdoi dhe në një moment, sigurimi i presidentes ëshë parë duke shtyrë njërin prej tyre.
“Mos e, mos e…”, dëgjohet duke thënë presidentja, derisa e ndalon dhe u kërkon gazetarëve të nisin pyetje me shkrim.