Mos e bëni këtë gabim gjatë seksit oral, ja si e pësoi kjo grua

Një grua pësoi një reaksion alergjik ndaj penicilinës pas kryerjes së seksit oral ndaj partnerit të saj.

Lifestyle

11/03/2019 16:34

Mjekët në Spanjë, të cilët e trajtuan 31-vjeçaren, kanë bërë thirrje që të gjithë ata që kanë alergji ndaj medikamentit ‘të jenë të vetëdijshëm’ për rrezikun e mundshëm nga seksi oral, transmeton lajmi.net.

Gruaja, identiteti i së cilës mbeti i paidentifikuar, gëlltiti spermën e të dashurit të saj dhe më pas filloi të vjellë dhe filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje.

Pacientja, nga Alicante e Spanjës, shkoi në spital në shok anafilaktik. Është ende e paqartë se sa kohë pas aktit seksual ajo kërkoi ndihmë mjekësore.

Ajo zbuloi se kishte një alergji ndaj penicilinës por mohoi të kishte marrë medikamentit, apo ndonjë ushqim të pazakontë, përpara se të kryente veprimin.

Mjekët përjashtuan mundësinë e ndonjë alergjie të rrallë të spermës kur gruaja pranoi se kurrë nuk kishte pësuar ndonjë simptomë të ngjashme në takimet e saj të mëparshme seksuale. /Lajmi.net/