Moringa – Pemë e mrekullive

Shumë nga ne as që e kemi dëgjuar këtë emër, mirëpo pema e Moringas ka burime të pabesueshme shërimi për trupin tonë.

Lifestyle

31/03/2014 18:58

Moringa është shumë e shëndetshme pasi përmban 7 herë më shumë Vitamin C sesa portokalli, 4 herë më shumë Vitamin A sesa karrota, 4 herë më shumë calcium sesa qumështi, 3 herë më shumë potassium sesa banana dhe 2 herë më shumë proteinë sesa jogurti.

Gjethet, lulet, frutat, farrat dhe rrënjët e kësaj peme janë produkte që të gjitha mund të përdoren në medicinë për shërbimin e shumë sëmundjeve.

Vaji nga farra e Moringës mund të përdoret në ushqim, parfum dhe produktet për kujdesin e flokëve.

Fuqitë e kësaj peme më shumë janë përdorur në Afrikë dhe Indi, aty ku janë trajtuar një numër i madh i sëmundjeve.

Përfitimet e Moringës

Kur merret me gojë, ajo të ndihmon për:

Anemi

Artrit

Astma

Kancer

Kontroll të lindjes

Diabet

Diarea

Epilepsi

Dhimbje të stomakut (Gastriti)

Kokëdhimbje

Probleme me zemër

Tension i lartë

Infeksione

Rrit prodhimin e qumështit te gratë

Stimulon imunitetin

Rregullon seksin

Ndihmon edhe në sëmundje tjera

Kur aplikohet në lëkurë, ndihmon në:

Këmbën e sportistëve

Lufton zbokthin

Lythat

Infeksione të lëkurës

Kafshim nga gjarpëri

Nga ndonjë dëmtim fizik

Ekspertët këshillojnë që dalëngadalë të filloni përdorimin e Moringës, pasi trupi i juaj do të ndihet shumë më ndryshe.

Ju duhet të përdorni sasi normale, pasi përdorimi i tepërt i saj sjell dëme në trupin tonë.