Morina: Investimi prej 1.3 milionë eurosh në “Patroni”, u rrënua pa pritur drejtësinë
Driton Morina ka reaguar lidhur me rrënimin e objektit në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, duke theksuar se kompania “Patron Ntsh” kishte marrë me qira vetëm tokën. Ndërsa, investimi prej 1.3 milionë eurosh ishte realizuar nga vet kompania. Sipas tij, të gjitha lejet për ndërtim janë siguruar në mënyrë ligjore. Morina deklaroi se largimi i…
Lajme
Driton Morina ka reaguar lidhur me rrënimin e objektit në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, duke theksuar se kompania “Patron Ntsh” kishte marrë me qira vetëm tokën.
Ndërsa, investimi prej 1.3 milionë eurosh ishte realizuar nga vet kompania.
Sipas tij, të gjitha lejet për ndërtim janë siguruar në mënyrë ligjore.
Morina deklaroi se largimi i kompanisë nga prona pa një vendim gjyqësor të formës së prerë bie ndesh me praktikën gjyqësore në Kosovë dhe paralajmëroi se dëmi ndaj kompanisë do të duhet të kompensohet.
Ai shtoi se personat e tjerë të përfshirë në rast nuk përfaqësojnë kompaninë “Patron Ntsh”.
Ky është postimi i plotë i tij:
Njoftim për opinionin publik
Në lidhje me rrënimin e objektit që ndodhet në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, informojmë opinionin publik se shoqëria “Patron Ntsh” ka marrë me qira vetëm tokën, ndërsa investimi në vlerë prej 1.3 milionë euro është kryer plotësisht nga vetë “Patron Ntsh”.
Të gjitha lejet e nevojshme për ndërtimin e objektit janë marrë në mënyrë ligjore pranë organeve kompetente.
Nëse krahasojmë vlerën e investimit të madh të kryer nga “Patron Ntsh” me qiranë e parashikuar në kontratë (e cila ishte lidhur për një afat 10-vjeçar), del qartë se qiraja rezulton shumë e ulët për investitorin, duke marrë parasysh shkallën e investimit. Njëjtat tarifa për shfrytëzimin e pronave që i ka lëshuar me qira Ministria e Bujqësisë i ka edhe në tere Kosovën.
Lirimi i pronës në këtë mënyrë, pa pasur një vendim gjyqësor të formës së prerë, është në kundërshtim me praktikën gjyqësore të gjykatave të Kosovës, e cila në raste të tilla ka qenë vazhdimisht në disfavor të Ministrisë. Ky fakt tashmë është vërtetuar në të gjitha instancat gjyqësore.
Pushteti ekzekutiv është i njëjti që ia ka dhënë tokën me qira shoqërisë “Patron Ntsh” përmes kontratës. Prandaj, dëmi që do t’i kompensohet “Patron Ntsh” në këtë rast është i pashmangshëm dhe pritet të jetë deri në përfundimin e të gjitha proceseve gjyqësore.
Gjithashtu, theksojmë se personat e tjerë të përfshirë në këtë rast nuk janë persona të autorizuar që përfaqësojnë kompaninë tonë dhe as përfaqësojnë qëndrimet tona.
Në shenjë dëshmie për opinionin publik, po i bashkëngjisim këtij njoftimi lejen e ndërtimit.
Si pronar i dhe investitor vendor, gjithmonë kam kontribuar për, punësimin dhe zhvillimin e vendit tonë. Sot ndihem i zhgënjyer që një investim i realizuar me leje të rregullta po trajtohet në këtë mënyrë, pa pritur vendimin përfundimtar të drejtësisë.
Besoj në ligj, drejtësi dhe në mbrojtjen e investitorëve vendorë.