Morena Taraku zbulon datën e publikimit të këngës së re

Morena ka finalizuar këngën e re.

ShowBiz

16/04/2020 18:48

Morena Taraku ka kohë që ka paralajmëruar një këngë të re, e pritjes së fansave të saj duket se tashmë i erdhi fundi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, me anë të një postimi bëri të ditur se kënga e saj e re publikohet nesër (e premte), ndërsa do të shoqërohet edhe me videoklip.

“F*ck your location”, mban titullin projekti i ri i Morenës, në të cilin supozohet se flet edhe lidhur me një audio-incizim që qarkulloi muaj më parë.

Për këtë këngë, Morena ka bashkëpunuar me NetdMusic, ndërsa do të publikohet në orën 14:00.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe kjo artiste. /Lajmi.net/