Morena Taraku me imazh tërheqës nga Stambolli
Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku tash e sa ditë po qëndron në Turqi.

ShowBiz
Këngëtarja po shijon në maksimum ditët atje, ku përveç se bën shoping, ajo po kalon kohë të mira edhe me shoqërinë që ka në atë vend, shkruan lajmi.net.
Morena është shumë e dhënë pas fotografisë, e këtë gjë e dëshmon me faktin se kado që shkon e merr me vet edhe fotografin.
Së fundi, ajo ka shpërndarë një imazh në të cilin dukej tejet atraktive, e veshur me një xhaketë bardhë e zi, në të cilën zbulonte gjoksin.
Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga Morena është “Shlif”, këngë kjo e publikuar gjatë vitit të kaluar. /Lajmi.net/