Morena Taraku bën zyrtare duetin me Stresin

Morena Taraku ka bërë publike lajmin se do sjell një bashkëpunim me reperin.

ShowBiz

07/06/2020 22:13

Morena Taraku është futur ‘live’ në Instagram ku mbajti një intervistë me ‘Revistën Story’ dhe bëri të ditur edhe planet për projektet muzikore, shkruan lajmi.net.

Gjatë intervistës ajo njoftoi publikun se do të publikojë një duet të ri me reperin shqiptar Stresin.

“Për momentin e kam vetëm një duet që kisha dashur ta bëj publik, është me Stresin, me vëllanë tim nga Tirana”, ka thënë ajo gjatë intervistës. /Lajmi.net/