Morën një burrë dhe e dërguan në pyll, policia arreston tre të dyshuarit në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshimtë, pasi që të njëjtit me forcë kanë marrë viktimën mashkull dhe e kanë dërguar në pyll. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit…

Lajme

13/03/2025 09:15

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshimtë, pasi që të njëjtit me forcë kanë marrë viktimën mashkull dhe e kanë dërguar në pyll.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/