Moratti: Nëse Inter shet Lautaron, ata duhet të sjellin Messin ose Dybalan

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti, u ka kërkuar drejtuesve të klubit ‘Zikaltër’ të mos e shesin sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez.

Sport

07/05/2020 09:30

Sidoqoftë, nëse bëjnë një gjë të tillë, ata duhet të sjellin një emër të madh në skuadër, duke përmendur Lionel Messin dhe Paulo Dybalan.

“Nëse ata mund të sjellin Messin në vend të Lautaros, do të ishte mirë”, ka deklaruar Moratti, përcjell lajmi.net.

“Nëse ardhja e Messit do të ishte e pamundur, unë do të doja ta shihja Dybalan në fanellën e Interit”.

Lautaro është një dëshirë e madhe e Barcelonës, që do të tentojnë transferimin e këtij këtë verë.

22 vjeçari, ka gëzuar një sezon të mirë, dhe së bashku me Romelu Lukakun, janë shndërruar në dyshen më të frikshme në Evropë./Lajmi.net/