Moratti: Ky do të jetë rezultati i ndeshjes Inter – Juventus

Massimo Moratti beson se Inter do të arrijë rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Juventusit.

Sport

25/04/2018 09:14

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti beson se ekipi milanez do ta mposht Juventusin në derbin e së shtunës në Serie A.

Inter pret Juventusin në Giuseppe Meazza në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat.

“Kam besim, Inter do ta mposht Juventusin”, deklaroi Moratti për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse Inter fiton ndaj Juventusit, do të arrijë më lehtë në mesin e tri – katër skuadrave të para në Serie A”, u shpreh ai. /Lajmi.net/