Morata thyen heshtjen, flet për herë të parë për marrëveshjen e dështuar te Barcelona

Ylli i Juventusit, Alvaro Morata ka folur për herë të parë për marrëveshjen që nuk u arrit për kalimin te Barcelona në janar.

Sport

21/02/2022 15:04

Barcelona dëshironte me patjetër transferimin e spanjollit dhe lojtari ishte i hapur që t’i bashkohet katalunasve, por marrëveshja nuk u arrit pasi Juventus nuk pranoi shitjen, derisa edhe Atletico nuk lejonte huazimin, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Morata ka zbuluar se ka biseduar me Allegrin për këtë gjë, ndërsa deklaroi se është i lumtur te “Zonja e Vjetër”.

“Nuk është e rëndësishme tani. Kam pasur bisedë me Allegrin për atë (oferta e Barcelonës), ai më tha se arritja e Dusan do më ndihmonte dhe kështu do jetë”.

“Jam i lumtur që jam te Juventus, nëse do varej nga unë, do doja të qëndrojë këtu gjithmonë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, thuhet se Juventus nuk planifikon ta blejë Moratan në verën e ardhshme./Lajmi.net/