Morata shumë afër nënshkrimit me Arsenalin

Alvaro Morata është shumë pranë nënshkrimit me Arsenalin gjatë këtij afati kalimtar.

Sport

27/05/2022 09:48

“The Gunners” janë në kërkim të një sulmuesi qendror dhe është pikërisht spanjolli që po konsiderohet si njëri ndër zëvendësuesit e mundshëm të Alexandre Lacazettes i cili është drejt largimit.

Mediet e huaja, me theks të veçantë Sport dhe Telegraph, shkruajnë për një afërsi shumë të madhe të lojtarit me klubin londinez, transmeton lajmi.net.

Morata u përfol për një kalim në “Emirates Stadium” edhe gjatë kohës sa luante për Real Madridin.

Aktualisht, lojtari është në pronësi të Altetico Madridit. /Lajmi.net/