Morata: Jam lojtar më i kompletuar tani
Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka shpjeguar se tani është më i matur pas fitores ndaj Ferencvaros.
Sport
Spanjolli realizoi golin e fitores në minutën e 82-të duke i siguruar skuadrës kualifikimin tutje, përcjellë lajmi.net.
Morata e cilëson këtë ndeshje tejet të vështirë, por fitore e rëndësishme.
“Ishte ndeshje e komplikuar, e dimë se të gjitha ndeshjet janë të vështira në Ligën e Kampionëve. Fitorja vlen sepse ka probleme në Ligën e Kampionëve”, deklaroi fillimisht ai.
Tutje, Morata theksoi se është më i matur në krahasim në moshën 22-vjeçare dhe se është i fokusuar në çdo aksion.
“Jam lojtar më i kompletuar tani. Kur isha 22-vjeçar, interesohesha vetëm kur topi ishte afër meje, por tani mbetem i fokusuar në çdo top që është vendimtar”, përfundoi ai.
Pavarësisht që u kualifikuan tutje, dy sfidat e radhës të Juventusit janë ndaj Barcelonës dhe Dynamo Kievit./Lajmi.net/