Montella me plan të veçantë për Arda Gülerin para finales me Kosovën
Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka përgatitur një plan të veçantë për yllin e ri Arda Güler, në prag të finales së “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 kundër Kosovës. Güler pritet të ketë një rol të lirë në repartin ofensiv, kryesisht në krahun e djathtë, me detyrë që të futet…
Sport
Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka përgatitur një plan të veçantë për yllin e ri Arda Güler, në prag të finales së “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 kundër Kosovës.
Güler pritet të ketë një rol të lirë në repartin ofensiv, kryesisht në krahun e djathtë, me detyrë që të futet në qendër dhe të jetë vendimtar në ndërtimin e aksioneve dhe pasimet e fundit. Sipas raportimeve nga mediat turke, Montella ka zhvilluar edhe biseda individuale me lojtarin për ta motivuar që të marrë përgjegjësi në këtë përballje vendimtare.
Forma e mirë e Güler në ndeshjet jashtë fushe e bën atë një nga armët kryesore të Turqisë. Mesfushori ofensiv ka kontribuar në gola në shtatë paraqitjet e fundit si mysafir, duke përfshirë katër gola dhe tre asistime, çka e vendos në qendër të vëmendjes për sfidën ndaj Kosovës.
Ky ballafaqim zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.