“Monopolet e kompanive indikatorë” -pak ditë nga konflikti Izrael-Iran dhe në Kosovë ngriten çmimet e derivateve, ja si qëndron situata tani

Çmimet e derivative në Kosovë shpesh herë kanë shkaktuar telashe të mëdha për qytetarët- e gjithë kjo pasi në shumicën e rasteve janë tejet të larta. Ngjashëm situate pritet të jetë edhe këto ditë. Tani për tani në pompat e derivateve në vendin tonë çmimi për një litër naftë është 1.24 euro. Qytetarët veçse kanë…

Lajme

17/06/2025 20:03

Çmimet e derivative në Kosovë shpesh herë kanë shkaktuar telashe të mëdha për qytetarët- e gjithë kjo pasi në shumicën e rasteve janë tejet të larta.

Ngjashëm situate pritet të jetë edhe këto ditë.

Tani për tani në pompat e derivateve në vendin tonë çmimi për një litër naftë është 1.24 euro.

Qytetarët veçse kanë filluar t’i vërejnë çmimet më të ngritura e frika më e madhe bëhet si shkak i situatës së krijuar në Lindjen e Mesme nga konflikti Izrael-Iran.

Anipse në shumë vende të tjera ngritja e çmime hy në funksion shumë më vonë, në Kosovë po ndodhë e kundërta dhe çmimet ngriten brenda 72 orëve nga ndonjë konflikt i mundshëm diku në bot

Po sa është e vërtetë kjo dhe a po ndikojnë tensionet në Lindjen e Mesme që çmimi i derivateve të rritet në Kosovë, lajmi.net ka biseduar me kryetarin naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjanin.

Berjani e pohoi se çmimet e naftës po rritën për shkak të tensioneve ne mes te Izraelit dhe Iranit dhe kjo po shkakton frikë për ndërprerje te furnizimit duke ndikuar ne rritjen e çmimeve.

Ai gjithashtu shtoi se Irani prodhon një pjese të madhe të naftës në botë dhe se Kosova mund të ndikohet nga këto tensione pasi vetë është importues i vazhdueshëm i naftës.

“Çmimet e naftës po rritën për shkak të tensioneve ne mes te Izraelit dhe Iranit. Kjo po shkakton frikë për ndërprerje te furnizimit duke ndikuar ne rritjen e çmimeve. Irani prodhon një pjese te madhe të naftës në botë dhe kontrollon ngushticën e Hormuzit, një pikë ku kalon afërsisht 20% e naftës botërore. Çdo eskalim i kësaj situate do te ndikoj me shume ne rritjen e naftës ndërsa ndonjë marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA mund të qetësoj tregun e naftës. Çmimi i naftës në Kosovë sigurisht që ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike për shkak që Kosova importon pjesën më të madhe të naftës”, tha Berjani për lajmi.net.

Tutje, Berjani tha se nuk ka nevojë për panik, pasi aktualisht Kosova është vendi i vetëm në rajonin që çmimin e naftës e ka më të ulët.

Ndërkaq, për të kuptuar më gjatë se si mund të ndikojnë tensionet Izrael – Iran, a ndikojnë zhvillimet botërore në ekonominë e Kosovës, cilat janë dëmet që qytetari i Kosovës merr nga këto ndryshime, lajmi.net ka kontaktuar edhe ekonomistin, Jakup Bellaqa.

Bellaqa thotë se është i njoftuar për ngritjen e çmimit të derivateve në Kosovës dhe sipas tij kjo rritje ndikohet nga faktorë ndërkombëtare si dhe vendore, luhatjet në tregun vendor duke përmendur tensionet Iran – Izrael dhe luftës Rusi – Ukrainë.

“Në kohën e fundit ka filluar ngritja e çmimeve të derivateve në Kosovë, ku kjo rritje ndikohet nga faktorë ndërkombëtare si dhe vendore. Por si faktorë ndërkombëtare qe janë evidentë janë luhatjet në tregun ndërkombëtare ku ndikohet nga gjeopolitika që shkaktar është lufta qe po zhvillohet në lindjen e mesme pikërisht tani në mes te Iranit dhe Izraelit, gjithashtu edhe tensionet politike dhe ushtarake në mes të Rusisë dhe Ukrainës”, tha Bellaqa.

Ai vazhdoi duke thënë se vepron edhe forca e kërkesës dhe e ofertës në tregun ndërkombëtarë ku reflektohet direk edhe në Kosovë

“Por konstatojmë se vepron edhe forca e kërkesës dhe e ofertës në tregun ndërkombëtare ku reflektohet direke edhe në Kosovë, pastaj ndikojnë edhe koston varëse si kosto e transportit ndërkombëtare si transporti si ai detar dhe rrugor, si dhe tarifat doganore”, tha ai.

Tutje, Bellaqa tha se faktorë qe ndikon në rritjen e çmimeve të derivateve në Kosovë janë monopolet nga disa kompani të mëdha, po ashtu edhe politikat tatimore dhe akciza janë faktorët që vendosin mbi produktet e naftës/ derivateve.

“Ndërsa si faktorë qe ndikon në rritjen e çmimeve të derivateve në Kosovë, ndikohet nga mungesa e Konkurrencës së plotë, ku ka monopole nga disa kompani të mëdha. Gjithashtu ndikohet edhe nga politikat tatimore dhe akciza qe vendosin mbi produktet e naftës/ derivateve, por duhet konstatuar se te bizneset qe varen nga transporti si ndërtimtaria, bujqësia, dhe tregtia, përballen me rritje të kostos operacionale, duke ulur Konkurrencën dhe dobësuar fuqinë blerës ku kjo ndikon të qytetaret dhe kërcënon standardin socio ekonomik dhe jetësor”, Jakup Bellaqa njohës i çështjeve ekonomike.

Kujtojmë se çmimet aktuale në Kosovë janë:

Diesel: 1.14€-1.24€

Benzina: 1.15€-1.25€
Sot çmimet me shumicë të importuesit tan janë përafërsisht:

Diesel: 1.11 cent

Benzina: 1.12 cent.

Në vitin 2022, Qeveria e Kosovës përmes një vendimi kishte përcaktuar edhe tavanin e çmimeve të karburanteve- pas ngritjes ekstreme të çmimeve që pati ndodhur asokohe./Lajmi.net/