Monika Salihu: Mc.Kresha duhet të ma kthej favorin, unë e bëra të famshëm kur nuk njihej fare

Këngëtarja Monika Salihu ka një kërkesë publike për reperin Mc Kresha.

ShowBiz

04/03/2017 20:17

Ajo në emisionin Prive ka kërkuar nga ai që të bëj një duet me Monikën pasi që ata përshtaten në stil, shkruan lajmi.net

Monika ka treguar se ajo në albumin e saj të lansuar vite më parë ka pasur një këngë me Kreshën duke ia dhënë atij një pjesë të famës, pasi atëherë Kreshën nuk e ka njohur askush.

Prandaj, ajo dëshiron që Kresha t’ia kthej asaj këtë favor.

Ndryshe, Monika ka shprehur haptazi për një duet edhe me këngëtarin Majk./Lajmi.net/