Mona Lisa kthehet “në jetë” nga hulumtuesit e AI

Hulumtuesit e AI kanë shfaqur portretin e Mona Lisa duke lëvizur kokën, sytë dhe gojën.

ShowBiz

24/05/2019 14:15

Tema e pikturës së famshme të Mona Lisa të Leonardo da Vinçit është sjellë në jetë nga hulumtuesit e AI-së.

Videoja, e arritur nga një foto e vetme, tregon modelin në portret që lëviz kokën, sytë dhe gojën.

Iteracioni i fundit i teknologjisë së ashtuquajtur “deepfake” doli nga laboratori kërkimor i Samsung AI në Moskë, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Disa janë të shqetësuar se rritja e teknologjisë bindëse deepfake ka potencial të madh për keqpërdorim.

Algoritmet e Samsung u trajnuan në një bazë të dhënash publike prej 7,000 fotografish të famshëm të mbledhur nga YouTube.

Sistemi i AI përshkroi karakteristikat e fytyrës dhe lëvizjet në një fotografi për ta sjellë atë në jetë. /Lajmi.net/