Momenti kur viktima ballafaqohet me përdhunuesin live, shpërthen në lot dhe humb vetëdijen

Në një emision të televizionit publik irakian është shfaqur ballafaqimi mes një vajze kurde të Yazidi që ishte rrëmbyer dhe përdhunuar, si dhe pjesëtarit të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, i cili e kishte keqtrajtuar.

Bota

02/12/2019 10:22

“Ngrite kokën. Pse? Isha vetëm 14-vjeçe kur më përdhunove. Më ke shkatërruar jetën. Mi ke marrë të gjitha për të cilat kam ëndërruar”, dëgjohet duke thënë Ashvak Hadji Hamid Talo e cila nuk mund të ndalte lotët, dhe që më pas u rrëzua në dysheme pasi humbi vetëdijen, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shpjeguar se si forcat irakiane të sigurisë kanë arrestuar njërin nga torturuesit e saj dhe e pyetën nëse është në gjendje të shfaqet para ekraneve televizive, që të ballafaqohet me të në një transmetim live në Bagdad.

Në verën e vitit 2014, Shteti Islamik kishte marrë nën kontroll pjesën më të madhe të veriut në Irak, përfshirë edhe atë zonën ku jetojnë komuniteti kurd Yazidi. Mijëra femra të tyre janë rrëmbyer, keqtrajtuar dhe shfrytëzuar seksualisht nga ekstremistët e ISIS-it.

Ashvakun e kishte blerë një ekstremist për vetëm 100 dollarë. E në vitin 2015 ajo kishte arritur të arratiset dhe të shkon në Baden-Virtemberg të Gjermanisë, ku jetoi me të ëmën dhe vëllezërit.

Ajo ishte larguar nga Gjermania në vitin 2018 pasi torturuesin e saj e kishte parë në rrugë, kurse në shtator është rikthyer në Gjermani ku është nën përkujdesin e mjekëve dhe psikologëve.

Ashvak madje kishte akuzuar hetuesit se nuk e kanë trajtuar me seriozitet rastin e saj, por tani ka pranuar se ekstremistin nuk e kishte parë në Gjermani.

YouTube player