Momenti kur Thaçi arrin tek QKUK-ja, pritet me duartrokitje e brohoritje
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka arritur sot në Kosovë. Thaçi është parë duke hyrë në objektin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku pritet të vizitojë babain e tij i cili prej disa kohësh është në gjendje të rëndësuar shëndetësore. Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në kuadër të Speciales në Hagë është…

Lajme
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka arritur sot në Kosovë.
Thaçi është parë duke hyrë në objektin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku pritet të vizitojë babain e tij i cili prej disa kohësh është në gjendje të rëndësuar shëndetësore.
Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në kuadër të Speciales në Hagë është pritur me duartrokitje e brohoritje në momentin kur po hynte brenda, transmeton lajmi.net.
Jashtë QKUK-së po vazhdojnë të qëndrojnë forca të shumta policore të cilët po kujdesen për sigurinë e tij./Lajmi.net/