Momenti kur shoferi humb kontrollin dhe përfundon në trotuar, shkel dhjetëra persona (Video)

Katër persona kanë mbetur të lënduar, kur shoferi i një veture humbi kontrollin mbi timonin dhe përfundoi në trotuar duke shkelur këmbësorët që po shëtisnin në orët e vona në qytetin anglez Lester.

Fun

03/11/2016 18:58

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaqin momentin kur një veturë e markës “Hyundai” shkelë gjithçka që i del përpara në trotuarin e rrugës Humberstone Gate, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët pretendojnë se si një i ri kishte fluturuar rreth tri metra në ajër nga goditja e fort e veturës, derisa të tjerët iknin dhe gjuanin gjësendet e tyre që i kishin në dorë, duke shpresuar se do t’i shpëtojnë përplasjes së veturës.

 Sipas policisë së Lester, shoferi i veturës ishte një 20-vjeçar i cili është arrestuar menjëherë nga policia. /Telegrafi/