Momenti kur Olti Curri goditet me shuplakë nga modelja e njohur

Para disa ditësh ishte ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar”.

ShowBiz

30/03/2022 20:08

Ajo që mori vëmendjen në këtë spektakël ishte kur aktori Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, pasi ky i fundit bëri shaka me Jada Pinkett Smith, gruan e aktorit Will Smith, shkruan lajmi.net.

Ky moment u komentua shumë, ku dhe u realizuan meme të ndryshme në rrjetet sociale.

Ndërsa opinionisti Olti Curri ka vendosur që ta rikthej këtë në formë të humorit.

Në rrjetin social “Instagram”, Olti publikoj një video me Dorina Memën, ku kjo e fundit e godet Oltin pasi opinionisti thotë se fitnesi e ka mërzitur.  /Lajmi.net/