Momenti kur Meta puth qenin hero të FSK-së që shpëtoi jetë pas tërmetit

Presidenti shqiptar Ilir Meta sot qëndroi në Prishtinë e Gjilan ku falënderoi popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar pas tërmetit të 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzisht në Shqipëri.

Lajme

04/12/2019 16:20

Fillimisht, Meta dekoroi njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës, ekipet zjarrfikëse dhe Njësinë Speciale K9.

Pjesë e njësisë K9 është edhe Sadaku, qeni i famshëm i FSK-së që shpëtoi jetë njerëzish e që Meta nuk e la pa e puthur në ballë kur e takoi në kazermën “Adem Jashari”.

“Ishte privilegj i veçantë për mua të dekoroja sot në Prishtinë, Njësinë Speciale K9 të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të puthja në ballë Sadakun, heroin që pushtoi zemrat e të gjithë atyre shqiptarëve që prisnin me ankth përpjekjet e tij poshtë rrënojave për të shpëtuar çdo jetë njeriu. Mirënjohje edhe për përgjegjësit e trajnuesit e Sadakut dhe Allit, Tetar Leutrim Ademit dhe Tetar Kushtrim Krasniqit”, tha Meta pas ceremonies.

YouTube player