Momenti kur i riu iluzionist ngrinë moderatorin Shpëtim Desku ‘live’ në emision

Sonte në emisionin ‘n’KosovëShow’ me Shpëtim Deskun ishin mysafir dy personazhe të njohura të humorit.

ShowBiz

03/12/2017 21:14

Fjala është për Lalushin dhe Muhametin të cilët sollën një atmosferë të këndshme, shkruan lajmi.net

Mysafiri i tretë dhe më i ‘çuditshmi’ ishte një iluzionist 19 vjeç i cili erdhi nga qyteti i bukur i Prizrenit dhe mahniti një publik të tërë ‘live’ në emision.

Me insistimin e moderatorit ai bëri disa iluzione duke e përdorur vetë Shpëtimin të cilin arriti ta ndrijë dhe këtë e vërtetoi duke hipur mbi të me të dya këmbët.

Për ta parë të gjithë këtë mos e humbisni emisionin e plotë që ju sjellim në vazhdim:

YouTube player