Momenti kur Biden dhe Putin shtrëngojnë duart
Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë shtrënguar duart para hapjes së samitit në Gjenevë.

Bota
Të dy fillimisht janë përshëndetur nga presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, para se të niste takimi mes Biden, Putin, Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Sergey Lavrov – bashkë me nga një përkthyes për secilën palë.
Ata më pas do të kenë edhe të tjera biseda, që pritet të zgjasin me orë, ku do të jenë të përfshirë më shumë këshilltarë më me përvojë.
