Momenti historik, lojtarët e Cityt çojnë në qiell titullin e Ligës së Kampionëve

Skuadra e Manchester Cityt arriti të fitonte titullin e parë të UEFA Champions League në histori të klubit. Kampioni i Premier League arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj Interit në finalen e madhe të Stambollit, shkruan Lajmi.net Goli i vetëm në stadiumin “Ataturk Olympic” në Stamboll të Turqisë, u shënua në minutën e 68’të…

Sport

10/06/2023 23:24

Skuadra e Manchester Cityt arriti të fitonte titullin e parë të UEFA Champions League në histori të klubit.

Kampioni i Premier League arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj Interit në finalen e madhe të Stambollit, shkruan Lajmi.net

Goli i vetëm në stadiumin “Ataturk Olympic” në Stamboll të Turqisë, u shënua në minutën e 68’të dhe realizator ishte lojtari spanjoll, Rodri.

Kujtojmë që Manchester City tani kompleton tripletën këtë sezon, duke fituar kështu titujt si: UEFA Champions, Premier League dhe FA Cup.

Shikoni momentin kur lojtarët dhe kapiteni Gundogan çon në qiell titullin e Ligës së Kampionëve.