Momenti dramatik kur i moshuari i shpëton disa persona nga makina që po digjej në flakë (Video)

Një i moshuar është lartësuar në internet pasi i ka shpëtuar disa persona të ngecur në një makinë që po digjej në flakë.

Bota

12/07/2017 16:20

Makina e tipit Lada e godet nga prapa një makinë të tipit Vogla dhe shpërthen në flakë në Azerbajxhan, transmeton Express.

Dëshmitarët shihen duke vrapuar drejt vendit të ngjarjes. Incidenti ndodhi mes qytetit jugperëndimor rus, Rostov dhe kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku.

Së pari dy të rinj shihen duke tentuar ta hapin derën e makinës për t’i nxjerr udhëtarët dhe shoferin jashtë, por pa u përpjekur shumë ata heqin dorë duke ikur nga vendin i ngjarjes.

Më pas vjen një i moshuar dhe pas disa tentimeve të dështuara për ta hapur derën me dorë, ai vendos ta thyejë xhamin e shoferin nga ku edhe i nxjerr ata.

Nuk dihet saktë sa persona janë shpëtuar apo sa shumë janë lënduar.

Besohet se zjarri është shuar nga dëshmitarët e rastit.