Momenti dramatik kur droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev – Pamje
Sulmet me dronë dhe raketa ruse në Kiev lanë të vrarë të paktën 21 persona gjatë natës, thanë zyrtarët, në sulmet më vdekjeprurëse në kryeqytet në javët e fundit. Sulmet vijnë pasi Presidenti Trump u largua herët nga samiti i G7 në Kanada, që do të thotë se ai do të humbasë një takim kyç…

Bota
Sulmet me dronë dhe raketa ruse në Kiev lanë të vrarë të paktën 21 persona gjatë natës, thanë zyrtarët, në sulmet më vdekjeprurëse në kryeqytet në javët e fundit.
Sulmet vijnë pasi Presidenti Trump u largua herët nga samiti i G7 në Kanada, që do të thotë se ai do të humbasë një takim kyç me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në margjina të samitit.
Pamjet nga momenti dramatik kur droni godet një ndërtesë banimi i ka publikuar CNN dhe mund t’i shihni në këtë LINK.
Zelensky e cilësoi si “një prej sulmeve më të tmerrshme” që Moska ka kryer ndaj kryeqytetit ukrainas në luftën trevjeçare.
“Në total, 21 persona kanë vdekur në kryeqytet dhe 134 të tjerë janë plagosur”, tha shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë përmes një postimi në Telegram.
Në njoftim u shtua se 16 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese nëntëkatëshe banimi në qarkun Solomianski.
Paraprakisht, numri i viktimave sipas zyrtarëve në Kiev ishte 14.