Momente nga debati i ashpër Trump-Zelensky: Përfituat nga presidenti ynë ‘idiot’, iu dhamë 350 miliardë euro – këtë luftë nuk mund ta fitoni
Vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë u shoqërua me tensione të larta mes dy presidentëve. Presidenti amerikan, Donald Trump ishte i ashpër me homologun e tij nga Ukraina duke i thënë se ata janë në telashe të mëdha dhe se këtë luftë nuk mund ta fitojnë, transmeton lajmi.net. “Shteti juaj është në telashe të…

Bota
Vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë u shoqërua me tensione të larta mes dy presidentëve.
Presidenti amerikan, Donald Trump ishte i ashpër me homologun e tij nga Ukraina duke i thënë se ata janë në telashe të mëdha dhe se këtë luftë nuk mund ta fitojnë, transmeton lajmi.net.
“Shteti juaj është në telashe të mëdha, ke folur shumë, ju nuk do ta fitoni këtë”, tha fillimisht Trump.
Zelensky u përgjigj menjëherë: “Ne po qëndrojmë fuqishëm, ne ishim vetëm deri tani”.
Trump: “Jo jo nuk ishit vetëm, ne ju kemi dhënë juve 350 miliardë dollarë falë një presidenti ‘idiot’ dhe ju dhamë paisje ushtarake. Nëse do ishit vetëm, nuk do të kishit zgjatur as dy javë”.