Momente nga dasma e Ermal Fejzullahut dhe Arianës (Foto)
Një dasmë si nëpër filma. Ashtu e kanë cilësuar gjithë personazhet VIP të pranishëm në dasmën e këngëtarit kosovar, Ermal Fejzullahu.

ShowBiz
Fundjavën e kaluar djali i një prej emrave më të njohur të muzikës Kosovare, Sabri Fejzullahu Ermali ka kurorëzuar lidhjen e tij me Arianën, vajzën me të cilën ai ishte lidhur një vit e gjysmë më parë.
Kanë qenë dy darka të organizuara në Prishtinë një për të afërmit dhe një tjetër vetëm me miqtë.
Dasma madhështore e organizuar në hotelin “Grand” në Prishtinë ka pasur jo pak por 400 të ftuar.
Të gjithë artistët e Estradës së Kosovës, miq jo vetëm të Ermalit por edhe të babait të tij, Sabriut kanë qenë prezent, që nga Mihrihe Braha me bashkëshortin, Gili, Leonora Jakupi, Leonora Poloska, Blero, Sinan Vllasaliu, Nora Istrefi, Miranda Hashani, Lindita Hakaj, Shkurte Fejza, e shumë personazhe të tjerë. Nga Shqipëria ka qenë miku i ngushtë i këngëtarit, Sinan Hoxha, ndërsa Sabri Fejzullahu kishte ftuar këngëtaren Bleona Qerreti, e cila ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Gani Bardha.
Të gjithë këngëtarët kanë kënduar për nder të mikut të tyre, ndërkohë që në fund të festës edhe dhëndri ka marrë mikrofonin dhe ka përshëndetur miqtë e tij me këngë.