Moment shokues: Dy nëna rrihen mes vete para syve të fëmijëve në një shkollë

Dy nëna filluan të gjuanin njëra-tjetrën aq shumë sa prindërit tjerë ndërhynë për t'i ndarë ato.

Fun

21/11/2019 17:43

Nënat filluan të gjuanin njëra-tjetrën përpara fëmijëve të tjerë, duke i lënë ata të shokuar dhe të frikësuar nga ajo skenat brutale që i panë.

Gratë përfunduan të përlesheshin në tokë pasi që njëra e akuzoi tjetrën për ngacmim pranë hyrjes së shkollës në Nju Jork, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

“Lufta” filloi kur një grua me flokë të gjatë bionde- fillimisht duke e mbajtur një foshnjë- pretendoi se rivalja e saj ka qenë duke e ngacmuar dikë dhe që tani le ta provojë ta ngacmojë edhe atë.

Pamjet tregojnë fillimisht gratë fillojnë të kapin njëra tjetrën për flokë deri kur ‘lufta’ bëhet më e ashpër në mes nënave.

Duke u përleshur ato gjuajtën edhe një vajzë të vogël nga biçikleta e saj, deri sa prindërit e tjerë filluan të reagonin dhe ti ndanin ato. /Lajmi.net/