Molliqaj takohet me Gucatin, dakordohen për rritje të mbështetjes institucionale ndaj veteranëve

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është takuar të premten me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Në kumtesë të lëshuar nga OVL e UÇK-së thuhet se të dyja palët në këtë takim pajtuan se është e domosdoshme që të rritet…

Lajme

25/04/2025 13:38

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është takuar të premten me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Në kumtesë të lëshuar nga OVL e UÇK-së thuhet se të dyja palët në këtë takim pajtuan se është e domosdoshme që të rritet përkrahja institucionale për veteranët dhe të ruhet dinjiteti i tyre në jetën publike e politike të vendit.

“Në këtë takim u diskutua për çështje që lidhen me pozitën e veteranëve të luftës, sfidat sociale dhe ligjore me të cilat ata përballen, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të dala nga lufta dhe partive politike në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare”, thuhet në kumtesë.

Gucati dje u takua edhe me Fatmir Limajn dhe Ramush Haradinajn.