Molliqaj për Kurtin: Përkundër kritikave të Ambasadës Amerikane dhe BE-së ka vazhduar të kap institucionet

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen e tij ndaj institucioneve vendore.

Lajme

26/08/2021 22:47

Molliqaj ka thënë se Kurti përkundër që është kritikuar nga BE, dhe Ambasada Amerikane, ka vazhduar të kap institucione, dhe borde të rëndësishme.

“Mos harroni ky e mori KQZ-në, kishte kritik nga BE-ja, komplet ambasadorët e BE-së thanë kjo është gabim, ai e mori, ai e ka teorinë e lojës së qartë këtë figurë e mora, këtë fushë e nxura, në raundi i dytë ky i mori ndërmarrjet e rëndësishme dhe bordet. Kishim deklaratë publike për herë të parë nga Ambasada Amerikane, që tha është duke u rreziku demokracia përmes punësimeve partiake, ky e mori edhe këtë hapësirë”, tha Molliqaj në Prime Time, në Kanal10.

Tutje Molliqaj ka thënë se Kurti ka tendencë që të konsolidoj sa më shumë hapësira përmes njerëzve lojal, dhe të lidhjes së parë familjare kap postet elitare.

“Tendenca e Kurtit është që të konsolidoj sa më shumë hapësira në pushtet përkundër që na po e kritikojmë, ai po don me konsoliduar pushtetin lojal, nuk është puna që ai po don me punësua sikur të tjerët, ai po don njerëz lojal jo për shkak të dijës dhe projektit zhvillimorë të ndërmarrjes, por për shkak se kur e rreh ‘pyka –pykën’ mos me i dal përfaqësues të institucioneve kundër, se njerëz që është duke i qu nëpër institucione as nuk janë të dijshëm, as nuk është që kanë nevojë detyrimisht për pare, apo punë, ai është tuj i qu njerëz aty të lidhjes së parë familjare për shkak se atyre ju besoj në qisi rrafshi të lojalitetit” përfundoi Molliqaj.