Molliqaj për 1 Majin: Punëtorët po shtypen, koha për organizim, jo pritje
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka kritikuar ashpër qeverinë për mungesën e mbrojtjes sociale dhe shtypjen sistematike të punëtorëve. “Çdo vit fillon me plagë të reja dhe mbyllet me heshtje e papërgjegjësi,” u shpreh ai, duke e përshkruar punën në Kosovë si një përvojë të pasigurt, pa të drejta e…

Lajme
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka kritikuar ashpër qeverinë për mungesën e mbrojtjes sociale dhe shtypjen sistematike të punëtorëve.
“Çdo vit fillon me plagë të reja dhe mbyllet me heshtje e papërgjegjësi,” u shpreh ai, duke e përshkruar punën në Kosovë si një përvojë të pasigurt, pa të drejta e pa dinjitet.
Molliqaj theksoi se 1 Maji nuk është vetëm festë, por edhe një thirrje për organizim dhe rezistencë kolektive.
“Punëtorët janë më të shumtë dhe më të rëndësishëm – ata nuk duhet të jetojnë në frikë,” u shpreh ai, duke e cilësuar shpëtimin si një detyrë që vjen nga vetë punëtorët, jo nga lëmoshat e pushtetit.