Molliqaj: Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit
Kreu i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar deklaratën e deputetit gjerman, Josip Juratoviç ku thotë se ‘Kurti dhe Vuçiq janë partnerë idealë për çështjen e Kosovës, vetëm shikoni si veprojnë e reagojnë’. Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Juratovic ka arritur të kuptoj “transversalen Kurti-Vuciq”. Molliqaj shtoi se ‘Kurti dhe…
Lajme
Kreu i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar deklaratën e deputetit gjerman, Josip Juratoviç ku thotë se ‘Kurti dhe Vuçiq janë partnerë idealë për çështjen e Kosovës, vetëm shikoni si veprojnë e reagojnë’.
Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Juratovic ka arritur të kuptoj “transversalen Kurti-Vuciq”.
Molliqaj shtoi se ‘Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit’.
“E paska thënë shkoqur çfarë përsërisim ne këtu vazhdimisht: “Kurti dhe Vuçiq i shërbejnë njëri-tjetrit.
Të kundërtat puçen në nevojën e tyre për kontroll. Frika është ushqim për t’u kapërdirë kontrolli. Diktatura nuk është direkt urrejtje për njeriun – mizantropi. Ajo projekton rrezik dhe shtyp në emër të mbrojtjes.
Armiku është lënda e parë. Armiku duhet shquar nga larg. Kur nuk ka, e krijon nga hiçi. Kur nuk e krijon dot, e bën realitet armikun imagjinar. Një gjendje e luftës është gjithnjë suspendim demokracie. Kurti dhe Vuçiq janë armiqtë e nevojshëm për pushtetin e njëri-tjetrit”, ka thënë Molliqaj.