Molliqaj: Blloku tash për tash nuk ndahet
Blloku LDK-AAK-NISMA dhe VV nuk e kanë një formulë përmes së cilës do të arrinin të formonin vetë institucionet.
Lajme
Dardan Molliqaj, Sekretar Organizativ në Vetëvendosje beson se Blloku do të arrij të formoj institucionet.
Por se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mos lejimit të debatit në Kuvend, i pranon se nuk kanë një ide konkrete se si do të arrin të marrin Kryetarin e Kuvendit e pastaj krijimin e Qeverisë.
“Nuk ka formulë të saktë dhe edhe nëse ka nuk e di asnjëri prej nesh por e dimë cakun e fundit, që shumica duhet dhe do t’i krijoj institucionet. Do të jetë pritje e kot, iluzion i kot, shantazh i panevojshëm, sabotim i panevojshëm për shkak se është e pamundshme me u ça koalicioni tash për tash dhe në këto rrethana që janë kriju “, tha Molliqaj për KTV-në.