Moisiu: Rama nuk ia mori kompetencat kosovarëve

Ish presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, ka qenë i pranishëm në konferencën, “Paqe e drejtë, paqe e qëndrueshme”, në Prishtinë.

Lajme

21/10/2016 13:08

Me këtë rast Moisiu foli për raportet ndërfqinjësore duke permendur fjalën e urtë “Shokun dhe mikun e zgjedh vetë, ndërsa fqiun ta dërgon zoti”, kështu duke apeluar për marrëdhënie sa më të mira ndërfqinjësore, njofton Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, Moisiu shprehu përkrahjen e tij ndaj qëndrimeve dhe paraqitjes së Ramës.

“Nuk e vlerësoj që Edi Rama ka tejkaluar apo ka marrë kompetencat kosovare në atë takim” ka thënë Moisiu.