Mogherini takon bashkë të gjithë liderët e partive politike në Maqedoni

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, ka filluar takimin me të gjithë liderët e partive politike parlamentare. Në takim pritet të diskutohet situata aktuale politike me theks të veçantë vendimi i presidentit, Gjorge Ivanov, për mos dhënien e mandatit liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

Lajme

02/03/2017 15:58

Në takimin me Mogherinin VMRO-DPMNE-ja përfaqësohet nga Nikolla Gruevski i shoqëruar nga Nikolla Popovski, Nikola Todorov dhe Aleksander Nikollovski. Ndërkohë Zoran Zaev është nën shoqërinë e Radmilla Sheqerinskës, Oliver Spasovskit dhe Damjan Mançevskit. BDI-ja përfaqësohet nga Ali Ahmeti i shoqëruar nga Artan Grubi. BESA me Billal Kasamin të shoqëruar nga Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli dhe PDSH-ja me Menduh Thaçin./INA