Mogherini sot në Tiranë, takon edhe zyrtarët e PD-së

Sot shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të mbërrijë ne Tiranë në kuadër të një turi ne rajon.

Lajme

03/03/2017 10:06

Mogherini vjen në Shqipëri kur ka shpërthyer kriza politike, me opozitën në Bulevard për zgjedhjet e lira.

Në agjendën e saj, është takimi me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta. Mogherini nuk do të takojë Lulzim Bashën dhe kjo u konfirmua prej tij mbrëmë në Opinion.

Nga PD-ja Mogherini do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit, Edmond Spaho, kryetarin r grupit parlamentar Edi Paloka dhe kryetaren e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu. Telegrafi