Mogherini po e shqyrton mundësinë e hetimeve në EULEX
Federica Mogherini po e shqyrton mundësinë që zyra e BE-së për luftimin e korrupsionit (OLAF) të hetojë akuzat ndaj EULEX-it, ka thënë Maja Kocijaçiq.

Lajme
Ajo ka thënë se shefja e saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, është duke i përcjellur me kujdes ngjarjet e fundit në EULEX dhe se është duke shqyrtuar të gjitha opsionet.
Deputetët e grupit parlamentar të socialdemokratëve në Parlamentin Europian, si dhe disa deputetë të partive tjera, kanë kërkuar hetime nga një trup i pavarur.
Richard Howitt, përfaqësues i komitetit të socialdemokrat, ka ngritur nevojën që OLAF të fillojë hetime jo vetëm për korrupsionin në EULEX, por edhe çështjen e suspendimit të prokurores britanike Marie Bamijeh si dhe për pengesat që i janë shkaktuar gazetari të “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazit.