Mogherini: Marrëveshjet janë shtytje në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

Shefja për Politikë të Jashtmë e BE-së, Frederica Mogherini, pasi pranoi se janë arritur katër marrëveshje në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, në Bruksel, ajo vlerësoi se të dy kryeministrat, kanë shënuan një pikë të rëndëishme në agjendën e dialogut.

Lajme

25/08/2015 21:08

“Sot e mbajta një takim të nivelit të lart për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës mes kryeminstrit Aleksander Vuqiq dhe Isa Mustafa së bashku me delegacionet. Ne kemi arritur të finalizojmë zbatimin e marrëveshjes në katër tema: Energjinë , telekomin, themelimin e  Asociaconit të komunave me shumicë serbe dhe lirinë e lëvizjes në urën e Mitrovicës”, ka deklaruar Mogherini në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, raporton lajmi.net.

Ja deklarata e plotë e Frederica Mogherini:

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, shënuan një pikë të rëndësishme në agjendën e dialogut.

Ata u pajtuan në parim për elementin kryesor që është mënyra e themelimit të Asociacionit serb, i cili hap rrugën për krijimin e tij.

Ata po ashtu u dakorduan për marrëveshjen e energjisë dhe planin e aksionit per telekomin, i cili do të lehtësojë operimin  e sistemin të telekomunikacionit në Kosovë.

Përfundimisht, kryeministrat u pajtuan edhe për urën e Ibrit. Kjo do të definojë që ura të shfrytëzohet nga të dyja palët që do të jetë njëkohsisht simbolik e shpirtit të dialogut që unë jam duke e lehtësuar.

Arritjet e sotme prezentojnë një pikë kthesë në procesin e normalizimit.

Zgjidhjet që janë gjetur sot, sjellin benefite për njerëzit dhe i ndihmojnë të dyjat palët në rrugën e tyre evropiane.

Dedikimi i dy kreministrave ishte i dobishëm dhe unë konfirmoj se  BE-ja do të mbështesë aktivisht zbatimin e plotë të këtij rezultati.

Ne do të vazhdojmë të punojmë në hapat e mëtutjeshëm të dialogut në muajt e ardhshëm./lajmi.net.

Deklarata pas marrëveshjes