Modric për sfidën me PSG-në: Jemi Real Madrid, tek ne nuk ekziston frika!
Luka Modric ka deklaruar se Real Madrid nuk ka frikë nga përballja me PSG-në në Ligën e Kampionëve.
Sport
Këtë deklaratë mesfushori kroat e ka dhënë pas fitores 1:4 të Real Madridit në udhëtim te Valencia.
Real Madrid ka humbur shpresat për titull në La Liga, ndërsa është eliminuar nga Kupa e Mbretit. Shpresa e vetme e tyre është Liga e Kampionëve, dhe aty i pret një kundërshtar i vështirë, skuadra e PSG-së.
“Ti frikësohemi PSG-së? Në futboll nuk ekziston frika, e sidomos për Real Madridin. Ne jemi skuadra e vetme dy herë radhazi kampione e kësaj gare, pse duhet të kemi frikë”, ka deklaruar Modric./Lajmi.net/