Modric më i miri në fushë, vlerësimet e lojtarëve Real Madrid – Atalanta

Real Madrid ka eliminuar Atalantan nga Liga e Kampionëve, për t'u kualifikuar kështu në fazën e çerekfinales pas fitores 3-1.

Sport

16/03/2021 23:02

Në këtë ndeshje, u pa edhe një herë tjetër klasi i jashtëzakonshëm i Luka Modric, i cili po vazhdon të ketë super formë në moshën 35 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Karim Benzema ka shënuar në katër ndeshjet e fundit të Los Blancos dhe sigurisht që nuk mungoi as sonte.

Modric pati një notë vlerësimi prej 7.8 pikëve duke pasur notën më të lartë të mundshme në këtë natë të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, Marco Sportiello, portieri i Atalantas, ishte lojtari me vlerësimin më të dobët (5.5)./Lajmi.net/

Image