Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontratë me Mercedes-Benz për furnizimin me kamionë taktikë
Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Mercedes-Benz, Dennis Kinzelmann, dhe Drejtorin e Shitjeve për sektorin e mbrojtjes, Daniel Zittel. Sipas njoftimit, bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Mercedes-Benz konkretizohet përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë…
Lajme
Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Mercedes-Benz, Dennis Kinzelmann, dhe Drejtorin e Shitjeve për sektorin e mbrojtjes, Daniel Zittel.
Sipas njoftimit, bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Mercedes-Benz konkretizohet përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë, njofton Dukagjini.
Kjo marrëveshje pritet të përforcojë kapacitetet operacionale dhe të modernizojë flotën ushtarake të Kosovës.
“Ky partneritet strategjik tregon përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për të ndërtuar bashkëpunime të qëndrueshme me prodhues lider ndërkombëtarë në industrinë e mbrojtjes, me qëllim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale të forcave të armatosura”, thuhet në njoftim.