Moderatorja shqiptare me fjalë prekëse për babanë, pasi humbi betejën me COVID-19
Dy ditë më parë, Viola Spiros i vdiq babai nga COVID-19.

ShowBiz
Moderatorja Viola Spiro ka humbur babanë si pasojë e infektimit me virusin COVID-19, shkruan lajmi.net.
E pikëlluar nga humbja e babait, Viola i bëri atij dedikim prekës me anë të një postimi në Instagram.
“Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe të tregoja pafund për babanë tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruara dhe të shkatërruara për mënyrën dhe kohën e shpejtë që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollën për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, sipas medieve shqiptare, i ati i Violës po qëndronte prej ditësh në Turqi ku po kurohej nga virusi, por humbi këtë betejë më 1 nëntor. /Lajmi.net/