Moderatorja shqiptare gjobitet që nuk e vendosi maskën, reagon e revoltuar me policinë
Dojna Mema mori gjobë për shkak se nuk e vendosi maskën.

ShowBiz
Moderatorja Dojna Mema së fundi konfirmoi se mori gjobë nga policia, pasi nuk e kishte vendosur maskën në rrugë, shkruan lajmi.net.
Ajo publikoi disa video në InstaStory, me anë të të cilave tregoi revoltë ndaj policëve për sjelljen ndaj saj.
Moderatorja tha se pranoi ta paguajë gjobën, ngase faji ishe i saj për shkak se duke dalë nga kafeneja nuk e vendosi menjëherë maskën.
Por, ajo shprehet e nervozuar për mënyrën se si policët u sollën ndaj saj, edhe pse ajo nuk po tentonte t’iu ikte.
“Parkova makinën tek rrugica e Salës dhe piva një gotë verë me shoqen time dy lokale më poshtë. Që do të thotë nga makina që parkova tek lokali mund të jenë 3 metra distancë dhe për çështje shpejtësie nuk mora maskën se do futesha në lokal. Dhe gjejni çfarë? Mora një gjobë! Ok, ishte faji im se dhe për ato 3 metra duhej ta kisha maskën me vete, por a mundet ju lutem të tregoheni pak më të sjellshëm kur ndaloni njeëzit në rrugë. Në një formë totalisht harbute dhe gati gati sikur kisha vjedhur diçka. Ishte ndjesi shumë e shpifur se më erdhi një ulërimë nga mbrapa nga 2 policë të veshur me uniformë dhe nga 1 burrë që nuk ishte veshur me uniformë dhe që më bërtiste dhe më thoshte se do më çonte në komisariat nëse nuk nxirrja në moment kartën time të identitetit, duke i thënë që makinën e kam 2 metra më poshtë dhe duke e hapur mainën me çelës, sepse arrinte deri aty. E kuptoj që të gjithë ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, shumë ezauruese dhe për forcat e policisë, por ju lutem të tregoheni më të sjellshëm, sepse është vërtetë shumë e rëndë nga ana psikologjike të ndalosh dikë në
rrugë dhe t’i thuash do të fus në komisariat, përpos faktit që unë mora gjobën për të cilën nuk refuzova ta merrja, apo refuzova ta paguaja në momentin që duhet ta paguaj. Thjesht pak më shumë njerëzillëk ju lutem!”, tha Dojna. /Lajmi.net/